ETIAS përbëhet nga shtatë komponente thëlbësore , secili ka sistemet dhe ekipet e tyre për të lehtësuar përpunimin e aplikacioneve dhe menaxhimin e sistemit, proceseve të lidhura me to .
1. Njësia Qendrore ETIAS
Njësia Qendrore ETIAS menaxhohet nga Agjencia Evropiane e Kufirit te Rojes Bregdetare. Mban të dhënat aktuale të aplikacionit dhe siguron saktësine e tyre .Vërteton aplikacionet ku është kundër një prej bazave të dhënave për kontrollimin e udhëtarëve . është përgjegjë s për vlerësimin , testimin , përcaktimin e rregjullave të ETIAS dhe rreziqeve të tyre në bëshkëpunim me Bordin Screening . Përgjegjës për kryerjen e auditimeve të menaxhimit të aplikacionit dhe respektimin e rregullave të shqyrtimit të ETIAS duke marre parasysh privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të aplikantit.
2. Njësitë Kombëtare ETIAS
Secili shtet që bën pjesë në BE është pjesë e Njësive Kombëtare ETIAS. Kur Njësia Qendrore ETIAS nuk është në gjendje që të përpunojë automatikisht aplikimet ETIAS, Njësitë Kombëtare do të vlerësojnë dhe vendosin për aplikimet.Për çdo refuzim ose pranim te aplikacioneve Njësia Kombëtare duhet të japë një arsyetim, gjithashtu mund të japin opinione dhe informacione ndërmjet shteteve anëtare nëpërmjet njësise së tyre kombëtare .
3. Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol)
Europol është nje agjenci e zbatimit të ligjit të BE-së , është përgjegjës për menaxhimin e listës vëzhguese ETIAS në bashkëpunim me Njësitë Kombëtare ETIAS.Neë rast se një aplikanti i përputhen të dhënat e tij me të dhënat e Europol-it , Njësitë Kombëtare ETIAS do të percaktojnë nëse aplikimi duhet të miratohet , refuzohet ose kërkohen dokumenta shtesë nga aplikanti.
4. Agjencia e Bashkimit Evropian për Menaxhimin Operacional të Sistemeve të TI-së në shkallë të gjerë në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë (eu-LISA)
Eu-LISA eshte agjencia e cila operon sisteme te IT-së ne shkalle te gjere per BE-në. Eu-LISA është përgjegjëse ;per projektimin teknik zhvillimin , menaxhimin e ETIAS dhe ruajtjen e privatësisë sigurisë dhe çdo të dhënë e aplikantëve .
5. Bordi i shqyrtimit të ETIAS
Bordi Screening ETIAS është një koleksion përfaqësuesish nga Njësitë Kombëtare ETIAS, Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare dhe Europol. Bordi i shqyrtimit të ETIAS vendos për ; treguesit e rrezikut për të menaxhuar listën vëzhguese ETIAS, si dhe për menaxhimin e kritereve të përdorura për përcaktimin, vlerësimin dhe rishikimin e treguesve të rrezikut.
6. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare
Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare është një agjenci e BE-së, e cila është përgjegjëse për kontrollin kufitar të zonës Shengen, me ndihmën e autoriteteve kufitare në çdo shtet anëtar individual. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare do të menaxhojë Njësinë Qendrore ETIAS. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, së bashku me eu-LISA, janë mbikëqyrësit kryesorë të ETIAS.
7. Bordi Udhëheqës i të Drejtave Themelore ETIAS
Anëtarët e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Agjencia për të Drejtat Themelore formojnë një komitet të pavarur këshillues për të siguruar që aplikimet të përpunohen në mënyrë efikase, të drejtë dhe të sigurt. Rekomandimet e tyre më pas kalohen në Bordin e Ekzaminimit të ETIAS për zbatimin e mundshëm në një përditësim të ardhshëm të ETIAS.